E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau dy shtetas në 1993, ekstradohet nga Italia

Tiranë- Ishte dëntuar me 15 vjet burg për vrasje dhe pas një kohe në arrati do të përballet me vuajtjen e dënimit. Policia e Shtetit ka njoftuar ekstradimin e një shtetasi 47-vjeçar nga Durrësi, akuzuar për vrasjen e dy shtetasve, në bashkëpunim me të vëllanë.

Sipas të njëjtit burim, ekstradimi i tij është bërë mbrëmë nga Italia. "Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ekstraduan mbrëmjen e së enjtes nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasin Francesk Lala, 47 vjeç, nga Durrësi, i dënuar me 15 vjet heqje lirie për "vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim".

Ngjarja për të cilën akuzohet Lala ka ndodhur në datën 7 maj 1993, në fshatin Jubë të rrethit të Durrësit, kur ai, në bashkëpunim me vëllain e tij, Xhovalin Lala, në grindje e sipër kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Mikel Noka dhe Xhovalin Llyci, banues në të njëjtin fshat.

Pas hetimeve për ngjarjen, me vendim të Gjykatës së Apelit të rrethit Gjyqësor të Durrësit, datë 31 prill 1994, Francesk Lalaështë dënuar me 15 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me dashje, e kryer në bashkëpunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›