Kërkohej për armëmbajtje, pranga studentit
Tiranë- Ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe ndalohet nga policia. Lajmi është bërë i dtur nga policia e Tiranës, sot gjatë një deklarate për mediat.
Sipas zëdhënëses, policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin në kërkim Ardit (Endri) Ahmetaj, 26-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, aktualisht student.
Ndaj tij, Gjykata e Tiranës me vendim të datës 27 Shkurt 2008, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Armbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
“Me këtë ndalim që realizuan forcat policore kanë ekzektuar vendimin e Gjykatës”- thanë të njëjtat burime.