E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshoski: Sjanë pjekur kushtet për njohjen e Kosovës

Shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshoski deklaroi se qeveria akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës.

Milloshoski thotë se akoma nuk janë pjekur kushtet që të mund të vendoset në rend dite çështja e njohjes së Kosovës.

“Qeveria ende nuk e ka shqyrtuar çështjen e njohjes së statusit të Kosovës. Në të njëjtën kohë, për ne është me rëndësi t’i mbajnë marrëdhëniet e mira edhe me Beogradin edhe me Prishtinën. Diçka që vlerësojmë se nuk është e pamundur, por është e domosdoshme për Maqedoninë si shtet i cili është i vetëdijshme se edhe Kosova edhe Serbia tani dhe në të ardhmen janë dhe do të jenë fqinjët tanë”, tha shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Milloshoski në një intervistë për të përditshmen maqedonase “Dnevnik”.

Ai tha se çështja e Kosovës do të vendoset në rend dite në momentin kur të krijohen kushtet dhe për të njejtën do të mendohet sipas interesave kombëtare dhe shtetërore. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›