Kerkohej per trafik e prostitucion, arrestohet Veshi
Kerkohej per shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese, arrestohet 35-vjecari. Policia e Bulqizes beri dje te ditur se ka kapur Antonio Veshin, ne nje banese ne lagjen e re te qytetit. "Antonio Veshi ka qene person i shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Luftes Kunder Krimit te Organizuar, kurse Gjykata e Krimeve te Renda Tirane ka caktuar si mase sigurimi personal ate te "arrestit me burg" per 35-vjecarin", njoftoi policia vendore. Mesohet se prej disa vitesh i riu ka qene nen hetim per veprat penale te "shfrytezimit te prostitucionit" dhe "trafikimit te femrave", pasi eshte denoncuar nga nje vajze, se e ka trafikuar dhe torturuar jashte vendit me qellime perfitimi.