Manjani: Moshyrja ne zgjedhje, e ben PS ilegale
Kryetari i Komisionit te Ligjeve ne Asamblene Kombetare, Ylli Manjani, deklaroi se shume shqiptare kane zgjedhur te mos votojne PS, per shkak se partia e drejtuar nga Rama u perceptua jo si alternative. Duke vijuar me tej, ai theksoi se zgjedhjet e fundit te Rames kete po tregojne, po adoptohet modeli Berisha. "Ne keto kushte nuk ka arsye qe elektorati te zgjedh kopjen kur ka origjinalin. Une shoh qe PS ne kater vitet e fundit ka qene kontribuuese ne emer te konsensusit politik, ne vendosjen e padrejtesise ne vend", kritikoi drejtimin e PS, Manjani. Sipas tij, jane dy ligje te miratuar ne Parlament ne sesionin e kaluar per pushtetin gjyqesor dhe per prokurorine, qe kane bere hapa prapa, dukshem, ne pavaresine e gjyqesorit. Ai tha se nuk mund te kete drejtesi nese dy partite e medha, e zotit Rama dhe zotit Berisha mendojne njesoj dhe sillen njesoj, ne emer te konsensusit politik. Manjani eshte i mendimit se vendimi per moshyrje ne zgjedhjet lokale te pjesshme te 15 nentorit e ben kete force politike, pra PS, "ilegale".
I pyetur per marreveshjen, zyrtari socialist theksoi se marreveshja eshte ceshtje transparente, sipas te gjitha gjasave eshte marreveshje e tipit politik dhe per pasoje instrumenti reagues duhet te ishte politik dhe jo juridik. "Marreveshje nuk ka probleme juridike, ceshtja eshte politike. Qeveria shqiptare nuk ka qene ne gjendje te na shpjegoje se pse e beri kete marreveshje. Vajtja ne Kushtetuese e ka bere PS si zyre avokatie, te problemeve te gjithckaje ne kete vend dhe te cila gjykate do te vemi tek e fundit, kur gjykata i sherben pushtetit", deklaroi kryetari i Komisionit te Ligjeve ne Asamblene Kombetare. Me tej, ai ngriti pyetjen se cfare ndodh kur gjykata e konfirmon ligjshmerine e kesaj marreveshje, qe sipas tij, do te thote se Partia Socialiste po dorezohet pa kushte.