Ofertat e fundit, rikthim masiv depozitash ne banka
Muaji gusht i ketij viti ka shenuar nje masivitet te rikthimit te depozitave ne sistemin bankar. Te dhenat e Bankes se Shqiperise bejne te ditur se stoku total i depozitave, u rrit me rreth 25 miliarde leke (ku 90 per qind e tyre ishin euro), ose me rreth 4 per qind, duke shenuar rritjen me te madhe mujore gjate ketij viti. Ecuria mujore ishte madje me e mire se ne muajt perkates te nje viti me pare (ne gusht 2008 depozitat u rriten me rreth 20 miliarde leke ne krahasim me korrikun 2008). Depozitat arriten ne nivelin me te larte qe prej tetorit 2008, kohe kur filloi dhe terheqja e kursimeve, si rrjedhoje e panikut te shkaktuar nga kriza financiare globale dhe qe me pas, u shoqerua me nje ngadalesim te ndjeshem apo dhe ulje te depozitave ne banka. Gjithsesi te dhenat e Bankes Qendrore tregojne se niveli i depozitave, mbetet rreth 19 miliarde leke me i ulet ne krahasim me gushtin e vitit 2008. Por nje zhvillim pozitiv mund te shihet ne ngushtimin e diferences mujore ne krahasim me muajin korrik, ku depozitat ne korrik 2009 ishin rreth 24 miliarde leke me te uleta se muajin perkates te 2008-es. Gushti ka qene historikisht nje muaj i mire per depozitat per shkak te prurjeve te emigranteve, por kete vit pritshmerite ishin me te uleta, si rrjedhoje e efekteve te krizes globale financiare. Por bankat u treguan mjaft agresive me ofertat e tyre dhe duket se u shperblyen dukshem per kete. Kane qene pikerisht depozitat ne valute, ato qe kane shenuar dhe rritjen me te madhe gjate gushtit, me rreth 23 miliarde leke (apo 90 per qind te totalit te rritjes). Pesha e depozitave ne valute ndaj totalit ka mbetur e pandryshuar, duke zene rreth 43 per qind. Por tendenca e gushtit tregon se euro po behet nje monedhe e preferuar per kursimet, sidomos me forcimin e saj te ndjeshem ndaj lekut gjate javeve te fundit.