E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Pres qe opozita te hyje ne Parlament

INTERVISTA/ Presidenti i Republikes, Bamir Topi ne nje bisede me gazeten sllovene "Dnevnik", vlereson se stabiliteti i institucioneve te Shqiperise eshte i dukshem. Kurse thekson se vertet ka nje koalicion te ri qeverises, "por ne thelb ky eshte nje vazhdim i qeverisjes se meparshme, sepse pjesa me e madhe mbulohet nga ministra te Partise Demokratike dhe Kryeministri eshte po ai qe ka qene"

Ne fillim te prillit te ketij viti ka filluar marreveshja e Stabilizim Asociimit me BE-ne, Shqiperia me 28 prill zyrtarisht ka derguar lutjen per anetaresim ne integrim. Po ashtu ne keto dite Komisioni Evropian perseri nuk ka marre parasysh lutjen e Shqiperise per anetaresim ne BE, qe d.m.th. se vendimi sipas te gjitha gjasave eshte shtyre per nje muaj. Si e komentoni kete vendim te Komisionit Evropian. Kur prisni se do te fillojne dhe te perfundojne negociatat me BE-ne dhe te hyje ne integrime?

Une besoj qe nuk ka ceshtje politike. Nuk ka ceshtje mosbesimi, ka vetem ceshtje teknikaliteti qe kane te bejne edhe me situatat e formatimit te strukturave qe dalin nga zgjedhjet parlamentare te disa vendeve te Evropes, sikurse eshte rikonfigurimi i parlamentit gjerman. Ne praktikisht jemi ne nje rruge te mbare dhe kemi detyra per te realizuar. Nje nga mbeshtetjet e forta qe kemi gezuar, ka qene mbeshtetja sllovene, gje qe une kam patur rastin ta shpreh sot. Keshtu qe ne ditet qe do te vine dhe hapat e tjere jane sinjifikative.

Cilat jane verejtjet e BE-se per Shqiperine sa i perket perafrimit me rendin ekonomik dhe juridik te BE-se?

Besoj qe raportet kane edhe levdata, por kane edhe kritika, ndryshe do te ishim vend i Bashkimit Evropian. E rendesishme eshte qe te dominoje sensi i levdates per hapat e bere. Natyrisht qe ka kerkesa per rritje te kohezionit politik, nje rritje te intensitetit te dialogut, per vazhdimin e reformave ne fusha te ndryshme: politike, ekonomike, juridike. Dhe nje nga kerkesat eshte qe te behet nje lufte pa kompromis kunder korrupsionit, i cili ende eshte i pranishem. Ka perparim te ndjeshem, por ende ka per te bere. Kerkohet nje reformim i sistemit gjyqesor, vazhdim i reformimit dhe besoj qe kjo krijon kushtet per nota me pozitive.

Si mendoni te ballafaqoheni me korrupsion dhe me pastrimin e parave qe jane dy prej verejtjeve me te medha te BE-se?

Keto jane verejtje qe kerkojne patjeter nje konsolidim te institucioneve specifike, qe merren me luften kunder krimit te organizuar, kunder krimit te pastrimit te parave. Une mendoj qe Shqiperia ka bere nje lufte pa kompromis kunder krimit te organizuar. Shume banda kriminale sot jane para drejtesise. Kjo beteje eshte e perditshme.

Komisioni Evropian prezantoi raportin per perparim te Shqiperise. Ne cilat fusha ka perparuar me se shumti Shqiperia? Cilat jane fushat qe e presin me se shumti pune per Shqiperine dhe si do te perballet ajo shteti me kete sfide?

Ne qe jetojme ne Shqiperi e dime ku i kemi pikat e dobeta, pikat me pak te forta. Shqiperia ka punuar mire ne kontrollin e kufijve. Ka punuar mire kunder krimit te organizuar, rolit te policise. Ka punuar mire persa u perket skemave ekonomike. Edhe efekti i krizes globale ne Shqiperi pothuajse eshte i pandjeshem ne krijimin e hapesirave te biznesit. Ka punuar per forcimin e transparences per strukturat e shtetit ligjor, por ende kemi, sikurse e thashe, hapesira per te permiresuar punen.

Kur pritni qe do te vleje edhe per Shqiperine liberalizimi i vizave? A eshte e mundur qe te ndodhe deri ne fund te vitit te ardhshem? Si dhe ne cfare menyre do te parandaloje Shqiperia ikjen jolegale per ne perendim?

Ne shpresojme qe do te kete nje qendrim te unifikuar te Bashkimit Evropian per te gjitha vendet e Ballkanit, sepse deri tani ka patur nje trajtim disi te diferencuar. Shpresojme qe Bashkimi Evropian do ta marre ne konsiderate qe jane vende qe kane shume ngjashmeri ne trajtimin e problemeve. Une mendoj qe do te ishte mire qe gjerat te vinin sa me shpejt. Ne shpresojme qe viti 2010 do te jete shume i rendesishem per liberalizimin e vizave. Kjo eshte se paku ideja e institucioneve, por edhe pritshmeria e publikut. Gjithsesi kjo qendron ne duart e Bashkimit Evropian.

Shqiperia pas disa peripecish ka konfiguruar Qeverine e re. A funksionon ajo normalisht dhe cilat jane masat e para te saj? A do te lejoje shteti qe opozita te numeroje serish votat e zgjedhjeve te qershorit?

Une mendoj qe stabiliteti i institucioneve te Shqiperise eshte i dukshem. Vertet ka nje koalicion te ri qeverises, por ne thelb ky eshte nje vazhdim i qeverisjes se meparshme, sepse pjesa me e madhe mbulohet nga ministra te Partise Demokratike dhe Kryeministri eshte po ai qe ka qene. Vertet ka probleme te debatit politik me poziten. Une nuk mendoj qe keto probleme zgjidhen me institucione te tjera, por zgjidhen vetem me vullnet politik te partive qe jane ne proces. Ky debat eshte ende ne vazhdim. Nuk mund te bejme ndonje parashikim, por shpresoj qe gjithcka te kthehet ne dialog normal.

Si jane marredheniet momentale ne mes Shqiperise dhe Kosoves dhe si ka ndikuar ne keto marredhenie pavaresimi i Kosoves?

Une besoj qe marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise kane nje kontekst specifik. Patjeter qe dy vendet tona nder vite kane patur objeksione dhe rruge te ndryshme. Shqiperia prej vitesh eshte cliruar nga izolimi, nje izolim, i cili i ka kushtuar shume Shqiperise ne dekada. Keshtu qe ne fillim te viteve nentedhjete Shqiperia iu fut nje rruge tjeter te daljes nga izolimi dhe integrimit ne familjen euroatlantike, te konsolidimit, te daljes nga varferia ekonomike dhe forcimit te shtetit te se drejtes. Une nuk deshiroj te komentoj rrugen qe ka ndjekur Serbia, sepse kjo tashme njihet, por realiteti i diteve te sotme ofron relativisht nje tjeter panorame. Shqiperia sot, ndryshe nga vite me pare, ka nje rol te qarte interlokutor ne Ballkan. Ky eshte nje rol qe i njihet edhe nga partneret nderkombetare per te forcuar dialogun politik me te gjitha shtetet e rajonit. Nga ky lloj dialogu nuk perjashtohet as Serbia. Pra parimet jane te qarta: te funksionimit te marredhenieve te fqinjesise dhe te bashkepunimit sipas interesave te dy vendeve. Ju bete nje pyetje sesi e kane influencuar Kosoven keto marredhenie. Padyshim qe kane qene influente. Kosova ka qene dhe mbetet nje ceshtje sensitive ne Ballkan. Tjeter eshte kendveshtrimi qe ka patur dhe ka Shqiperia per Kosoven dhe tjeter kendveshtrim ka patur dhe ka Serbia. Ende nje Serbi ku mbizoteron nje fryme, e cila e konsideron Kosoven thjesht si pjese te Serbise se Madhe. Shqiperia e konsideron Kosoven nje shtet multietnik, me te drejta si cdo vend tjeter qe ka shtetin, kushtetuten dhe kufijte e vet administrative. Shqiperia ka te njejtin kendveshtrim si pjesa derrmuese e vendeve me te rendesishme te Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Serbia ben shume retorike nacionaliste lidhur me Kosoven. Ne e shohim te ardhmen e Shqiperise dhe Kosoves ne familjen evropiane, ndersa politika Serbe me rezulton te kete nje objeksion te tille lidhur me Kosoven. Ata mendojne thjesht qe Kosova duhet te jete pjese e Serbise. Perfundimisht mendimi qe une kam eshte qe realiteti i ri i Kosoves eshte i pakthyeshem. Edhe Shqiperia, edhe Serbia, edhe Kosova jane shtete sovrane qe duhet te bashkepunojne me njeri-tjetrin per klime bashkepunimi, per nje tjeter situate ne rajon dhe per integrim ne familjen euroatlantike.

Kosova eshte fabule e paperfunduar dhe per kete e rrezikshme per destabilizim te Ballkanit. Sipas mendimit te Tiranes, cka mund te beje bashkesia nderkombetare dhe me konkretisht BE-ja?

Une kam mendim tjeter pasi ndryshe nga c'kane menduar skeptiket, qysh nga momenti i shpalljes se pavaresise se Kosoves, dhe ne shkurtin e vitit 2010 mbushen dy vjet, te gjithe ne konstatojme se Kosova ka influencuar ne rritjen e stabilitetit ballkanik. Situata ne Kosove dhe rreth saj vjen duke u permiresuar dhe jo duke u perkeqesuar. Dhe nese do te flisnim per tendenca, atehere kjo eshte nje tendence shume pozitive. Jam i bindur qe edhe perspektiva do te jete akoma edhe me pozitive. Shqiperia dhe Bashkimi Evropian kane te njejtin kendveshtrim per stabilitetin ne Ballkan dhe ne Kosove.

Ne Kosove ende nuk eshte shuar ideja per bashkim me Shqiperine, per te cilen gje Beogradi eshte mjaft i ndjeshem. Cfare mesazhi u dergoni atyre qe e permbajne ate ide ne Kosove, dhe a keni ndjenje se ato ide shpien ne destabilizim te tere rajonit?

Sikurse ndodh ne spektrin politik, edhe shoqeria eshte shume komplekse. Mund te kete mendime nga me te ndryshmet. Ka deshira, ka aspirata. E rendesishme eshte qe te gjykoni politiken e institucioneve shteterore. Politika e institucioneve te Shqiperise dhe politika e institucioneve te Kosoves respekton ne menyre reciproke sovranitetin e vendeve respektive. Ne vertet jemi shume te ndjeshem, sepse pjesa derrmuese e popullsise jane shqiptare ne Kosove. Kjo vetem do te ndihmoje ne forcimin e raporteve te bashkepunimit midis dy vendeve dhe keto dy vende do te bashkohen ne Bruksel. Aty do te bashkohen te gjitha vendet e Ballkanit. Dhe eshte nje reference shume e qarte. Cdo gje tjeter eshte hap prapa. Eshte kthim ne konflikte, ne tensione nderetnike. Ketu rikthehemi ne pyetjen tjeter qe Bashkimi Evropian eshte influent ne keto marredhenie edhe nepermjet misionit EULEX.

Si i vleresoni marreveshjet te cilat Beogradi i nenshkruan me misionin e EULEX-it ne Kosove, sic eshte marreveshja per bashkepunim me policine serbe e qe e kane shqetesuar dukshem qeverine e atjeshme?

Une mendoj qe ketu eshte ceshtja e nje stabiliteti te shoqerise dhe institucioneve te Kosoves. Mendoj qe tashme ato e kane gjetur gjuhen e perbashket me Bashkimin Evropian. Nje gje eshte e sigurt, sikurse thashe qe integriteti i Kosoves eshte i pacenueshem. Gje qe garantohet nga korniza kushtetuese dhe nga politika e Bashkimit Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›