E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjaken rruget, nje vdes, dy plagosen

Dy aksidente me pasoje nje te vdekur dhe dy te plagosur, kane ndodhur diten e djeshme ne rruget e Korces dhe ne Shijak. Ngjarja e pare eshte shenuar ne aksin Durres-Shijak, kur nje 23-vjecar ka humbur jeten oret e para te mengjesit, per shkak te shpejtesise ne levizje. Denis Gjata ka qene duke drejtuar automjetin tip "Seat" me targe te huaj BR 235 LY ne Shijak, kur ne afersi te komunes Xhafzotaj, vendi i quajtur "Kater rruget", ka humbur kontrollin e mjetit dhe per pasoje ka dale jashte rruge duke goditur nje shtylle elektrike. Ngjarja e dyte ka ndodhur ne aksin rrugor Korce-Pogradec, kur nje makine me targe KO 77 90 B, eshte perplasur me nje karroce qe transportonte prodhime bujqesore ne afersi te fshatit Lumalas. Per pasoje u plagosen Olgert M., 25 vjec dhe Agron B., 65 vjec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›