E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej për trafik klandestinësh, arrestohet

KAKAVIJË- Policia vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për dhënie ndihem në kalimin e paligjshëm të kufirit. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Gjirokastrës, e cila njofton se ka ndaluar shtetasin Agron Zeqo, 31-vjeç, lindur dhe banues në Lushnje.
"Ndalimi i tij është bërë pasi është paraqitur në sportelet e përpunimit të shtetasve për në hyrje në Republikën e Shqipërisë dhe gjatë përpunimit në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, konfirmoi policia"- thanë burimet policore. Sipas tyre. ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë në vitin 2008 e ka dënuar këtë shtetas me 20 milionë lekë të vjetra gjobë, për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit", ndërkohë që Gjykata e Rrethit Lushnjë ka bërë konvertimin e gjobës në 400 ditë burg për 31-vjeçarin Agron Zeqo.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›