Drogë me gomone drejt Italisë, në pranga 2 shqiptarë
ITALI- Dy të rinj shqiptar kanë përfunduar në pranga, të akuzuar si transportues të një sasie droge të llojit kanabis sativa, që mbërriti në Itali me gomone nisur nga Shqipëria. Lajmi është dhënë sot nga mediat italiane, sipas të cilave, "agjentët e Guardia di Finanza në qytetin e Leces, në Itali kanë zbuluar 145 kilogramë marijuanë, të ndarë në pako, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria".
Sipas policisë italiane, sekuestrimi i drogës është bërë në lokalitetin bregdetar të Torre dell' Orso dhe në pranga janë vënë dy shtetas shqiptare, 23 dhe 30-vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Agjentët po kryejnë edhe një seri kontrollesh rutinë në kanalin e Otrantos, për të shmangur trafiqet e paligjshme që vijnë nga Shqipëria.