Kerkohej per vrasje, kapet pas tete vitesh
Edhe pse figuronte ne listat e "zeza" te policise si i kerkuar per nje vrasje te kryer tete vite me pare, ka arritur te fshihet me se miri deri diten e djeshme. Dilaver Katica, 35 vjec, eshte arrestuar nga agjentet e Komisariatit te Shkodres, pas nje operacioni te befasishem. Lokalizimi eshte bere ne lagjen "Partizani" te qytetit verior. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se per vrasjen eshte shpallur ne kerkim edhe nje person i dyte me inicialet T. K., po nga Shkodra. Dilaver Katica, sipas policise, dyshohet te jete autor i vrasjes se 22-vjecarit Jetmir Dhampiri, ngjarje e ndodhur me 12 prill te vitit 2000. Te njejtat burime thane se policia ka identifikuar si bashkepunetor ne kete krim edhe autorin e dyte, qe nuk eshte kapur ende qe prej tete vitesh. Prokuroria e Rrethit kishte leshuar nje mandat arresti per te dy te dyshuarit. Mesohet se Katicaj, ne bashkepunim, ka vrare per motive te dobeta ne lagjen "Partizani", ku dhe banonte, 22-vjecarin Dhampiri. Policia ka realizuar operacionin duke u gdhire dita e djeshme, ndersa kishte lokalizuar banesen ku dhe 35-vjecari ishte strehuar. Mesohet se Katica eshte ende ne proces gjyqesor dhe pritet perfundimi i tij.
R.Ll
R.Ll