Gjykata: Te ndeshkohen avokatet
Redinalda Caushaj
Avokatet e "Bandes se Durresit" etiketohen si fajtore per zvarritjen e procesit gjyqesor per shkak te mos prezences ne salle. Gjykata e Krimeve te Renda kercenon mbrojtesit ligjore te 17 te pandehurve te grupit, mes te cileve Lulzim Berishes dhe Indrit Dokles. Edhe diten e djeshme, seanca eshte shtyre per shkak se mungonin pjesa me e madhe e avokateve, nderkohe qe te pranishem ishin te pandehurit Berisha dhe Dokle. Trupi gjykues deklaroi se, nese pala mbrojtese do te vijonte te bente mungesa, atehere do i kerkonin Ministrise se Drejtesise dhe Dhomes se Avokateve marrjen e masave ndeshkimore.
Togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari, Gurali Brahimllari, ju kane bere te ditur 6 te pandehurve prezente ne salle, por edhe avokateve te tyre mbrojtes, qe edhe ne rast se do te mungoje nje prej dy avokateve te zgjedhur nga i akuzuari per seancat gjyqesore atehere procesi do te vazhdoje vetem ne pranine e tij. Nderkohe qe, sipas gjyqtarit Brahimllari, te pandehurit nuk duhet te kerkojne qe ne seance te mbrohen nga avokati qe mungon, edhe pse avokati tjeter i tij eshte prezent. Pjesa me e madhe e te pandehurve kane nga dy avokate dhe, sipas ligjit, ata duhet te jene te pranishem ne cdo seance. Por ne rast se ka munguar nje prej tyre, i akuzuari ka kerkuar mbrojtjen pikerisht nga avokati qe nuk gjendej ne salle, duke sjelle per pasoje edhe shtyrjen. Seancat gjyqesore ne ngarkim te 17 te pandehurve te "Bandes se Durresit" jane shtyre ne dy datat e fundit. Por, diten e djeshme, pervecse paralajmerimit per vazhdim te procesit edhe nese mungon nje nga mbrojtesit, gjykata deklaroi se do kerkonte ndeshkimin e tyre me masa administrative. Prokurori i ceshtjes, Anton Martini, i ka kerkuar gjykates te caktoje disa avokate kryesisht, te cilet te njihen me aktet e dosjes. Nderkohe qe ne rast se avokatet mbrojtes te te pandehurve nuk do te paraqiten ne seance, atehere te zevendesohet me avokate kryesisht per te mos u shtyre procesi gjyqesor. Ceshtja ne ngarkim te 17 te pandehurve te akuzuar per vepra te ndryshme penale si vrasje dhe ngritje e organizates kriminale, do te vijoje javen e ardhshme.
Dje nuk kane munguar ne salle, pas kafazit te hekurt, as dy kreret e grupeve rivale brenda organizates, te ndare pergjate vitit 2005, Lulzim Berisha dhe Indrit Dokle. Berisha ishte veshur me nje bluze te bardhe dhe eshte ulur ne cep te kafazit, nderkohe qe te pandehurit e tjere ne fillim te bankes se te akuzuarve. I penduari i dosjes Adriatik Coli, nuk ka pranuar te jete prezent ne salle, duke kerkuar qe te mbrohet nga avokati i tij. Dy nga te akuzuarit e grupit jane ne mungese dhe te shpallur ne kerkim. "Banda e Durresit" do te niste veprimtarine e saj kriminale ne vitin 1998 me atentate e trafiqe te bujshme qe pershkruhen edhe ne dosjen hetimore. Te pandehurit e dosjes jane Lul Berisha, Plaurent Dervishaj, kerkohet dhe ne SHBA, Indrit Taullai, Indrit Dokle, Dritan (Adriatik) Coli, Serdian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Ervin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Begu, Bujar Gashi, Ahmet Ajeti, (ne mungese), Osman Karpuzi (ne mungese). Ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal. Bien ne sy ekzekutimet pas perplasjeve rivale mes organizates per te marre drejtimin e saj, ku vecohet vrasja mafioze e Klodian Saliut ne autostraden Tirane-Durres gjate vitit 2005.
Prokuroria, 193 deshmitare per procesin
Prokuroria e Krimeve te Renda ka thirrur 193 deshmitare per procesin gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve te akuzuar per 14 vepra penale. Deshmitari i pare ne listen e prokurorise eshte i penduari Adriatik (Dritan) Coli, nderkohe qe ne liste gjendet edhe vellai i ish-kryebashkiakut te Durresit, Leonard Koka.