250 foto dhurata e Anagnosteve

Ekskluzive / Roza e Dhimiter Anagnosti i dhurojne Arkivit Shteteror te Filmit imazhe nga arkivi personal. Koha e studimeve njohja e ciftit momente para dhe pas skenave te sheshit te xhirimit deri ne vitet e para te te nentedhjetes. Specialitja e Redaksise se AQSHF komenton fotot qe botohen per here te pare
Artistet Roza dhe Dhimiter Anagnosti i dhurojne Arkivit te Filmit rreth 250 foto nga arkivi i tyre personal per pasurimin e fototekes dixhitale. Fotot kane te bejne me aktivitetin artistik te regjisorit Dhimiter Anagnosti dhe te aktores se skenes e ekranit shqiptar Roza Anagnosti por koleksioni permban edhe foto nga jeta e tyre private e cila gjithsesi eshte e lidhur me artin si edhe caste nga puna ne sheshet e xhirimit apo foto te shkeputura nga kuadrot filmike.
Nje foto para godines se Institutit kinematografik VGIK ne Moske ku regjisori ka studiuar ne fund te viteve 50 ka fiksuar studentin e ri Anagnosti me kemben mbeshtetur mbi valixhe karakteristike te atyre viteve.
Nje moment pushimi gjate xhirimeve te Komisarit te drites 1966 tregon per miqesine e ngushte qe kish lindur qe prej bashkepunimit te meparshem me filmin Toka jone mes aktores se re Roza Xhuxha ne rolin e Rudines dhe regjisorit Anagnosti sepse ky i fundit e ka lejuar aktoren te vere syrin ne kameren e xhirimit. Ne fakt lidhja e trye ishte kurorezuar tashme ne martese.
Portrete te aktores Roza Anagnosti gjate interpretimit te karaktereve ne rolet e saj kane fiksuar nje moment domethenes qe flet te mbushur me dhimbje te brendshme ku zberthehet karakteri qe ajo interpreton.
Jehona e filmave te Anagnostit ne bote dokumentohet nepermjet fotos se nje interviste qe regjisori eshte duke dhene per gazetarin zviceran te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Locarno ku Shqiperia prezantohet me vepren e tij Lulekuqet mbi mure apo nepermjet fotove nga Festivali Nderkombetar i Izmirit 1990 me filmin Perrallle nga e kaluara.
Fotot me koleget si edhe ato me grupet e xhirimit jane vertet interesante sepse aty zbulohen edhe shume personazhe te tjere qe kane punuar me pasion per artin kinematografik shqiptar e qe disa prej tyre nuk jetojne me.
Keto foto tashme kane marre nje vlere ne kohe jane pjese e historise se artit kinematografik dhe objekt i studimeve ne kete fushe.
Me tej shohim Dhimiter Anagnostin si pjese e delegacioneve qe presin artiste te medhenj si Bekim Fehmiun gjate vizites se tij ne Shqiperi ne vitin 1972 dhe Ismail Kadarene kur ai kthehet ne atdhe ne vitin 1992 pas azilit politik ne France. Kete here ndryshe nga sheshet e xhirimit Anagnostin e shohim ne nje rol protokollar ne postin e Ministrit te Kultures post te cilin e mbajti per me shume se 2 vjet.
Fotografite do te perdoren nga AQSHF per tu publikuar ne botime te ndryshme ne ekspozita artikuj apo faqe interneti gjithnje ne funksion te aktivitetit publik te institucionit. Familja Anagnosti ruan te drejten e miratimit te botimit te ketyre fotove.
Puna ime disavjecare ne redaksine e Arkivit te Filmit me ka lidhur me shume kineaste dhe artiste te vjeter a te rinj qofshin dhe se bashku me koleget kemi ndertuar here pas here programe dhe aktivitete ku ti perfshijme sa me shume ata sidomos artistet qe kane punuar ne ish-Kinostudio me qellim nderimin e punes se tyre por edhe mbajtjen e lidhjeve me Arkivin si institucion i artit kinematografik dhe ruajtes i vlerave qe ata kane krijuar ne vite vlera qe tani po i vlejne brezave te rinj.
Por verej se familja Anagnosti gjithnje ka qene afer nesh i ka dhene rendesine dhe vleresimin e duhur institucionit dhe me korrektesine qe e karakterizon eshte kujdesur qe fondi artistik qe ata kane lene pas te plotesohet me te gjitha detajet jo vetem me produktin 35 mm por edhe me materialet e shkruara dhe imazhet fotografike.
Zonja Roza ne nje bisede te gjate qe patem bashke thekson se dhurimi i fotove nga arkivi personal i familjes se saj eshte nje gjest modest nga ana e tyre dhe se te gjithe artistet duhet te bejne te njejten gje sepse artisti nuk eshte me i vetvetes por i artdashesit. Arti i tij eshte nje pjese shpirterore e trashegimise kulturore te kombit tone nje vlere emancipuese e shoqerise.
shte nje energji e tere qe bashkon talentet dhe vlerat e nje grupi te madh nga punetori i skenes e deri tek regjisori nje energji te cilen artisti ka fatin ta materializoje per tia dhene publikut dashamires duke krijuar keshtu nje marredhenie artist-publik qe merr e jep me njeri-tjetrin duke furnizuar shoshoq me kenaqesi vlera dhe brume per krijime te reja.
Ndryshe eshte te flasesh duhet nje dokument nje fakt mbi te cilin te interpretohet historia jone dhe ku brezat te ballafaqohen te bejne krahasimin ku kemi qene e ku jemi. Asnje kohe nuk mund te zhduket e te mbetet bosh.
Ne kete kontekst Arkivi i Filmit eshte nje institucion shume i rendesishem duhet te mbetet nje burim i pashtershem i historise se artit kinematografik dhe duhet te kete te gjithe vemendjen e duhur si nga strukturat shteterore ashtu edhe nga kineastet e cdo kohe - shprehet regjisori Dhimiter Anagnosti.
E me tej vijon i emocionuar edhe me disa fjali Gjate nje shfaqje ne kinemane e AQSHF te filmit Lulekuqe mbi mure ishin te pranishem nxenes nga klasa X e gjimnazit Skender aci. Nuk e prisja qe ky brez ta kuptonte dhe ta pelqente aq shume filmin.
Kete e vura re nga pyetjet dhe diskutimet qe bene pas projeksionit por edhe nga pershtypjet e tyre nga ajo dite qe mi derguan te shkruara kush me shkrim dore e kush te shtypura bukur ne kompjuter. Bile njeri prej tyre i kishte shprehur ne forme poezie ndjesite qe i la ajo dite... me emocionuan shume
Urojme qe gjesti dashamires i familjes Anagnosti te vleresohet edhe nga kineastet e tjere te cilet pa diskutim ruajne ne arkivin e tyre personal thesare qe duhen vene ne sherbim te publikut dhe te brezave qe vijne.