E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerkohen sanskione ndaj Libise - Vendet perendimore evakuojne shtetasit e tyre

Pas kercenimit per nje goditje te pergjakshme ndaj protestave ne Libi nga presidenti Muammar al Gaddafi situata ne vend mbetet e turbullt. Presidenti i parlamentit Mohamed Svei tha ne Tripoli se ne shume prej qyteteve te medha eshte vendosur perseri qetesia. Ambasadori i Libise ne OKB Ibrahim Dabbaschi paralajmeroi per rrezikun e nje gjenocidi dhe raportoi per nje dhune te re ne perendim te vendit. Gaddafi vete kishte njoftuar me pare se do ta luftonte levizjen e protestave. Ai do te vdiste ne rast nevoje si martir tha ai ne nje fjalim ne televizionin shteteror. Ai e hodhi poshte mundesine e doreheqjes nga posti.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Porti i Tripolit prej nga evakuohen shtetas te huaj

Kerkohen sanksione

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kerkuar sanksione te shpejta te Bashkimit Europian kunder Libise. Keto mund te jene per ndalimin e udhetimeve ngrirjen e pasurive dhe nderprerjen e perkohshme te marredhenieve ekonomike me Libine thuhet ne nje deklarate te zyres se presidences ne Paris. Bashkesia nderkombetare nuk duhet te shikoje vetem shkeljet e renda te te drejtave te njeriut theksoi Sarkozy. Nderkohe ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton u shpreh Shtetet e Bashkuara vazhdojne te vezhgojne te alarmuar situaten ne Libi. Mendimet dhe lutjet tona jane me ata qe kane humbur jeten dhe te afermit e tyre ne bashkohemi me komunitetin nderkombetar ne denimin e dhunes.

Nisur nga situata ne Libi Keshilli i Sigurimit ne Nju Jork i ka kerkuar pushtetmbajtesit Gaddafi qe ti jape fund menjehere dhunes. Ne nje deklarate te perbashket forumi me i larte i OKB-se shprehu shqetesimin e tij te thelle per gjendjen ne vendin afrikanoverior. Gaddafi duhet ta kuptoje deklaraten si nje sinjal te qarte qe ai eshte pergjegjes per mbrojtjen e popullit te tij. Sidoqofte ne Keshillin e Sigurimi nuk u miratua ndonje rezolute formale.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Evakuohen dhjetra mijera shtetas te huaj

Per shkak te trazirave dhjetera mijera te huaj jane larguar nga Libia me avione anije apo permes rrugeve tokesore. Me dy avione te ushtrise gjermane dhe nje avion te posacem te shoqerise ajrore Lufthansa u larguan nga Libia rreth 350 perfaqesues biznesesh evropiane dhe gjermane. Ende gjenden rreth 250 gjermane ne Libi tha ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle. Per evakuimin jane planifikuar edhe avione te tjere te vecante. Turqia do te terheqe me anije deri ne 25.000 shtetas te saj shume nga prej tyre punetore te firmave turke te ndertimit. Ne aksionin e pare ajo terhoqi 3000 qytetare e saj nga Bengasi. Greqia ofroi ndihmen e saj per udhetimin e 15.000 punetoreve kineze ne rruge detare.

Autor Lindita Arapi dpa ap reuter

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›