E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri gjerman i Mbrojtjes pyetet prej parlamentit

Ministri i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg i hodhi poshte perpara parlamentit akuzat se ne perpilimin e punimit te tij te doktoratures ka mashtuar me ndergjegje duke perdorur pasazhe nga shkrimet e te tjereve pa i cituar autoret. Duke ju drejtuar kryetarit te grupit parlamentar te ekologjisteve Guttenbergu madje tha se ata qe thone se ai ka bere plagjiature me ndergjegje dhe paramendim mund te akuzohen per shpifje.

Plagjiature do te thote qe dikush mashtron me ndergjegje dhe paramendim tha ne fjalen e tij perpara parlamentit ministri i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg duke shtuar se ne te gjitha deklaratat e tij ka bere te qarte se nuk ka vepruar as me ndergjegje dhe as me paramendim.

Karl-Theodor zu Guttenberg pranoi serish se kishte bere gabim dhe tha se nuk e kishte menduar mire se cfare ngarkese kishte perpara vetes dhese kishte besuar se mund tia dilte mbane si detyres si deputet edhe si baba edhe si doktorant.

Te dashur kolege dhe kolege isha me siguri shume euforik dhe besoja se mund tia dilja mbane se pamundures pra njekohesisht pasionit dhe punes per politiken sfides shkencore dhe intelektuale dhe detyrave si baba. Me sa duket kjo ishte per mua nje mbingarkese dhe sot duhet te konstatoj me keqardhje se nuk ia dola dot - dhe kjo nuk eshte shkak per te sulmuar njeri-tjetrin me sarkazem. Pikerisht per kete une heq dore nga titulli i doktorit dhe me lejoni te them se ky nuk eshte shkak per shpoti dhe tallje por qe njerezit mund te perpiqen edhe ta kuptojne.

Guttenbergu e hodhi poshte edhe akuzen se e kishte shfrytezuar sherbimin shkencor te Bundestagut per perpilimin e punimit te tij te doktoratures. Prej sherbimit shkencor te Bundestagut ai kishte kerkuar perpilimin e nje sere materialesh qe i duheshin per punen si deputet dhe qe i kishte perdorur edhe per raste te ndryshme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jrgen Trittin

Lidhja e materialeve qe kam kerkuar me mandatin si deputet ishte e qarte shfrytezimi i tyre per disertacionin eshte bere me vone. - tha zu Guttenberg duke theksuar se ne disertacionin e tij ai edhe i kishte cituar keto materiale si burim.

Kryetari i grupit parlamentar te ekologjisteve Jrgen Trittin i kerkoi kancelares Angela Merkel CDU qe ta liroje nga detyra minstrin e Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg CSU. Sipas tij ushtria gjermane Bundeswehr nuk mund te marre urdhera prej nje njeriu te tille.

Autor Pandeli Pani

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›