E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet ne Serbi ndaj denimit te Gjorgjeviqit

Tribunali i Hages denoi me 27 vjet heqje lirie gjeneralin e Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise Vllastimir Gjorgjeviq per shkak te krimeve te bera ne Kosove. shte ky denimi i dyte i Tribunalit per krimet e forcave serbe ne Kosove qe paraqet nje deshmi shume te rendesishme per krimet qe jane bere kunder shqiptareve gjate viteve 90-te thote per Deutsche Wellen Sonja Biserko kryetare e Komitetit te Helsinki per te drejtat e njeriut ne Serbi. Vendimi i gjykates erdhi ne nje kohe kur ne Beograd po i kushtohet nje vemendje e madhe raportit te Dick Martyt per krimet kunder serbeve shpjegon Biserko.

Natyrisht qe eshte shume me rendesi qe pohimet ne kete raport te hetohen deri ne fund dhe te verifikohet nese ato jane te verteta. Por ky raport eshte shfrytezuar kohet e fundit si alibi per te gjitha ato qe kane ndodhur gjate viteve 90-te ne Kosove. Ky vendim i Tribunalit te Hages na kthen te pakten per nje kohe te shkurter tek ajo se cfare ka ndodhur me te vertete ne Kosove gjate viteve 1998 dhe 1999 pohon Sonja Biserko.

Nuk eshte fjala per incidente te vecanta

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tribunali i Hages per krimet e luftes

Denimi i Gjorgjeviqit eshte shume me rendesi sepse me kete vendim edhe nje here konfirmohet se kush ishte pergjegjes per varrezat masive ne Serbi thekson Andrej Nosov drejtor i fondit Heartefact. Sipas tij vendimi ne menyre shume precize i hedh poshte te gjitha pohimet e mbrojtjes serbe se fjala ishte per incidente sporadike.

Kur e shihni se sa masive kane qene keto krime nuk mund te flisni per incidente sporadike. Ketu flasim per 800.000 njerez qe jane detyruar te largohen nga Kosova dhe mbi 700 persona qe jane gjetur ne varrezat masive ne Serbi per te cilat eshte denuar Gjorgjeviqi pohon Nosov.

Hapa per normalizimin e marredhenieve

Biserko mendon se me perfundimin e procesit kunder Gjorgjeviqit nuk ka perfunduar edhe procesi rreth varrezave masive dhe krimeve ne Kosove. do dite po dalin detaje per varreza te reja masive jo vetem ne Serbi por edhe ne Bosnje-Hercegovine dhe Kroaci. Zbulimi i tyre dhe zbardhja e fatit te te pagjeturve sipas Biserkos eshte shume me rendesi per familjet dhe te afermit e viktimave.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Policia serbe ne Kosove ne vitin 1999

Kane mbetur edhe shume gjera per tu sqaruar sic eshte edhe ceshtja e te pagjeturve. Kjo eshte e rendesishme per ardhmerine dhe per normalizimin e raporteve midis Kosoves dhe Serbise si dhe normalizimin e raporteve me Bosnje-Hercegovinen dhe Kroacine pohon Biserko.

Ne opinionin serb shpesh degjohen kritika ndaj Tribunalit per denime teper te larta vetem te te akuzuarve serbe nderkohe qe krimet ndaj serbeve shpesh as qe hetohen. Drejtesia nderkombetare duhet te pergjigjet edhe lidhur me rolin e UK-se dhe pales shqiptare por kete duhet ta bejne edhe organet e drejtesise ne Kosove mendon Nosov. shte e vertete qe ende nuk ka drejtesi per shume viktima serbe por drejtesi ende nuk ka edhe per shume viktima shqiptare qe do te thote se ne Hage dhe para gjykatave te ketushme duhet te perfundojne edhe shume procese te tjera konstaton Nosov.

Autor Ivica Petroviq/Bahri Cani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›