E Diel, 1 Nëntor 2026

Turp per kulturen politike ne Gjermani - Guttenberg nuk largohet nga posti

shte turp per kulturen politike ne Gjermani qe Karl-Theodor zu Guttenbergu eshte ende ne post. Nje minister i cili eshte vertetuar se ka genjyer i cili mori me ane te plagjiatures nje titull akademik nuk mund te qendroje ne post. Kjo nuk eshte e denje per nje shtet ligjor demokratik. shte turp qe Bundestagu Gjerman u detyrua te merrej nje dite te tere me plagjiaturat e ministrit i cili me arrogance dhe i mbeshtetur prej gazetes Bild i ben bisht cdo pergjegjesie. Dhe eshte turp qe ky minister mbeshtetet prej kancelares dhe prej deputeteve te fraksioneve qeveritare.

Karl-Theodor zu Guttenberg kjo dihet tashme ka genjyer. Ai ka pretenduar se e ka pergatitur disertacionin me ndergjegje te plote dhe pas nje pune te imte shtatevjecare. Te gjitha akuzat se kishte kopjuar ai i hodhi poshte si te pakuptueshme. Vetem atehere kur deshmite per plagjiaturat nuk mund te mohoheshin me kur u bene publike gjithmone e me shume hollesi mbi genjimet e ministrit gjate punes se tij dhe ne jeteshkrimin e tij ai vendosi terheqjen e kontrolluar. Do te heqe dore nga titulli doktor tha ai.

Te kuptuar i cuditshem i se drejtes

Per nje njeri qe ka studjuar drejtesi. Titulli akademik nuk mund thjesht te kthehet mbrapsht. Aq me pak mund te pengohet ne kete menyre hetimi i kujdesshem i akuzave. Sepse me sa duket ky ishte synimi i Guttenbergut. Me kete levizje cliruese me kete sic tha ai heqje dore te dhimbshme ai donte tu hiqte bazen sulmeve dhe njekohesisht te paraqitej si mekatar i pastruar.

Por kjo su arrit. Universiteti i verifikoi pjeset e vjedhura dhe cnjohu titullin akademik. Profesoret nuk deshen te shpreheshin ne lidhje me akuzat per mashtrim te qellimshem por rezultati i verifikimit te tyre eshte edhe keshtu i mjaftueshem ministri eshte zbuluar si plagjiat si genjeshtar dhe vec kesaj si mashtrues. Ai nuk mund te qendroje me ne post ska rendesi se sa sharmant eshte dhe sa e madhe eshte dhuntia i tij politike. Ketu nuk behet fjale per vogelsira per pune te falshme shkel e shko per thonjeza dhe shenime ne fund te faqes te harruara. Behet fjale per mashtrim te ndergjegjshem dhe genjim per mungese respektimi ligji dhe besueshmerie.

Kredibiliteti i shkences

Dhe behet fjale per namin e shkences gjermane per namin e te gjithe atyre qe vertet me pune te mundimshme dhe shumevjecare shkruajne disertacionet e tyre pa familje me pasuri ne miliona ne sfond qe per kete detyrohen te pranojne humbje financiare qe madje ndoshta u duhet te shtyjne ngritjen e familjeve. Behet fjale per dinjitetin e gjithe atyre shkencetareve te rinj qe duhet ta kalojne jeten ne kushte gati cnjerezore ne universitetet gjermane te thara prej reformave neoliberale dhe qe pranojne shume mungesa dhe pasiguri ekonomike per te ndjekur karrieren e tyre shkencore.

shte per te ardhur keq qe erdhi deri ketu dhe qe nje politikan i ri pa dyshim i talentuar e demtoi keshtu emrin e vet por ne rast se Karl-Theodor zu Guttenberg qendron ne post atehere kultura politike ne Gjermani eshte demtuar per kohe te gjate.

Autor Bettina Marx

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›