Sistemi i Gadafit para fundit

Muamar al-Gadafi demonstroi edhe nje here ne fjalimin e tij te se martes 22.2. ne TV e Libise nje perzierje radikalizimi cmendurie por edhe zgjuarsie te lindur gjera te cilat vendi dhe bota ka rreth 42 vjet qe i degjon. Nje nder fjalite themelore te tij eshte qe ai nuk ka ndonje post pra nuk eshte president por drejtues i revolucionit dhe per kete nuk ka se nga cpost te jape doreheqjen.
Por pavaresisht si e quan veten Muamar al-Gaddafi eshte produkt i nje shoqerie te sterlashte klanesh dhe fisesh. Ashtu si ishte edhe mbreti Idriz te cilin Gadafi e permbysi nga pushteti ne vitin 1969 pas nje sundimi 18-vjecar. Sigurisht qe ishte merite e Gaddafit qe e mbajti te bashkuar shoqerine e Libise e cila karakterizohet nga shume shtresa dhe interesa te ndryshme.
Gadafi i cili i takon fisit te vogel te Gadafeve ia doli mbane kesaj permes aleancave dhe pjesemarrjes se fiseve te tjere ne pushtet. Por njekohesisht Gadafi ishte i zoti qe veten dhe disa te besuar te tij te oreve te para ti vendoste ne postet e paprekshme te udheheqesve te revolucionit gje per te cilen e kishin zili edhe kreret e tjere te shteteve arabe te cileve per te mbajtur pushtetin u duhej qe te ndryshonin nje here ne disa vjet ligjet elektorale ose ti falsifikonin zgjedhjet.
Gadafi nuk u mor me gjera te tilla por shpalli si sistem shteteror sundimin e masave xhamahrite e popullit komitete popullore te ngritura ne nivele te ndryshme u krijonin rreth 65 milione libianeve peshtypjen e demokracise qe rrjedh nga baza. Ne te vertete Libia eshte prej kohesh nje diktature pa parti pa opozite pa medie te lira.
Pasi Gadafi hoqi dore prej mbeshtjetjes se hapur te terrorizmit BE dhe SHBA nuk u interesuan shume per gjendjen ne Libi. E rendesishme ishte qe nga Libia nuk kishte nderprerje ne furnizimin me nafte dhe gaz te rendesishme ishin investimet e ketyre vendeve ne Libi dhe kooperimi me Gadafin per te nderprere rrjedhen e refugjateve afrikane drejt Evropes.
Brenda vendit Gadafi ia dilte mbane qe ta dobesonte valen e pakenaqesise se te rinjve duke u dhene atyre banesa. Por ne radhet e fiseve te tjera ne vend pakenaqesia shtohej dhe gjate viteve ka pasur perleshje te armatosura dhe arrestime masive.
Aparati i ushtrise policise dhe i sherbimit sekret qe ka ngritur Gadafi perbehet prej rreth 140.000 vetesh. Nje aparat i madh ky ne raport me popullsine. Por me sa duket nderkohe nje pjese e ketyre forcave duhet te kene kaluar ne anen tjeter sepse ndryshe nuk ka si shpjegohet qe Gadafi ka humbur kontrollin ne Bengazi dhe Cyrenaika ne Verilindje te Libise. Po ashtu prej Gadafit jane distancuar edhe nje radhe diplomatesh dhe madje edhe ministri i Brendshem.
AutorPeter Philipp/ Pandeli Pani
Redaktoi Elert Ajazaj