Kërkohet burgim i përjetshëm për Lavdërim Tufën

Kjo masë sigurie është kërkuar nga Prokuroria e Tiranës në seancën e sotme, për këtë shtetasi që akuzohet për tre vrasje, midis tyre, Fatmir Rama, në vitin 2003 në Lundër, Tiranë.
Duke shpallur konkluzionet hetimore, prokurori kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin maksimal, me burg për jetë për të pandehurin Tufa.
Seancën e radhës pala mbrojtëse do të japë konkluzionet e saj, për t'i lënë radhën Gjykatës të shpallë vendimin. 35 vjeçari Lavdërim Tufa ndodhet i arrestuar që prej vitit 2003, pasi dyshohet se është një nga autorët kryesorë të vrasjes me armë zjarri të 3 personave, midis tyre të Fatmir Ramës, në zonën e Lundrës në Tiranë, në vitin 2003. Ndërkohë, pala mbrojtëse ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës se prokurorisë.
Pak kohë pas ngjarjes, Lavderim Tufa u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ndërkohë që Gjykata e Lartë, me një vendim të saj, e ktheu çështjen e tij për rigjykim, duke pretenduar për parregullsi në proces. /Start/
2011-10-26 13:46