E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, qeveria turke do të pranojë ndihmë nga jashtë

Turqia deri më tani kishte refuzuar ndihmën pasi ka eksperiencë të konsiderueshme në dhënien e ndihmës së shpejtë pas rënies së tërmeteve, shkruan “”BBC”.

Por, zyrtarët tanimë thonë se kanë nevoja urgjente për strehimin e banorëve të mbetur nën qiell të hapur, pasi rreth 2000 shtëpi janë rrafshuar.

Bilanci i viktimave ka arritur në 459 të vdekur dhe mbi 1353 të plagosur.

Të mërkurën, forcat e kërkim shpëtimit shpëtuan nga rrënojat një grua 27-vjecare, afërsit 72 orë pas rënies së tërmetit./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-26 09:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›