Shqipëria ´sadaka´ për vendet e prekura nga fatkeqësitë

Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi dhënien e ndihmës financiare prej 100 mijë dollarë Turqisë, në lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i pak ditëve më parë.
Gjithashtu u miratua dhënia e ndihmës financiare prej 100 mijë dollarë Pakistanit, në lehtësimin pasojave të shkaktuara nga përmbytjet në këtë vend.
Këshilli i Ministrave miratoi edhe dhënien e ndihmës financiare prej 50 mijë dollarë për vendet e Bririt të Afrikës: Somali, Etiopi, Xhibuti, në ndihmë të popullsisë së këtyre vendeve të prekur nga një varfëri e thellë, si pasojë e thatësirës së tejzgjatur.
Me këtë kontribut, Shqipëria i bashkohet thirrjes për solidaritet ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kapërcimin e emergjencës humanitare në vendet e Bririt të Afrikës./Start/
2011-10-26 15:34