E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosshlyerja e kredive "infekton" dhe njerezit publike

TIRANË - Marrja e kredive nga bankat e nivelit te dyte eshte shnderruar vitet e fundit ne nje proces te shumefrekuentuar, duke krijuar lehtesi financiare per motive te ndryshme, per mijera qytetare shqiptare. Kredite, ne saje te lehtesimit te procedurave por edhe konkurrences, jane bere te arritshme jo vetem per bizneset e niveleve te ndryshme por edhe qytetaret e thjeshte. Por mes tyre, konstatohen raste te personave qe nuk i shlyejne keto kredi, duke perfunduar ne shqyrtime gjyqesore, madje konstatohen dhe emra te njohur publike. Nje nder rastet, eshte ai i Altin Goxhajt, kryetar i ZMK (Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit). Sipas vendimit qe gjendet ne faqen zyrtare te internetit te Gjykates se Rrethit Tirane, ky person, nuk e ka shlyer borxhin ndaj nje banke ku eshte kredimarres. Sipas vendimi per leshimin e urdhrit te ekzekutimit te dates 23 nentor 2007, Altin Goxhaj detyrohet te shlyeje shumen e marre ne forme kredie prej 500 mije lekesh qe ka refuzuar t'i paguaje qofte dhe nje kest te vetem. Banka private qe ka debitor Altin Goxhajn, kishte kerkuar leshimin e urdhrit te ekzekutimit per kontraten e kredise bankare lidhur me klientin e parregullt. Ne kete kontrate, palet kane parashikuar menyren e shlyerjes se kesaj kredie ku shuma e perfituar eshte 500.000 leke, afati i shlyerjes 18 muaj. Sipas kontrates, zgjidhja e saj behet kur pala nuk permbush detyrimet, ne vecanti kur nuk shlyejne dy keste te njepasnjeshme te kredise. Pala kredidhenese, ka te drejte te marre ne zoterim dhe shese, kapitalin e pershkruar nga marreveshjet me kredimarresin, duke kerkuar leshimin e urdhrit te ekzekutimit. Ky urdher, sipas vendimit, u be i detyruar te kerkohej, per faktin se nder 18 keste, kredimarresi nuk ka shlyer asnje prej tyre duke qene me vonese mbi 202 dite ne pagimin e kestit te pare. Nisur nga ky fakt, gjykata vendosi leshimin e urdhrit te ekzekutimit ndaj kredimarresit Altin Goxhaj, duke ngarkuar Zyren e Permbarimit Tirane per ekzekutimin e ketij vendimi. Kjo e fundit, thote se megjithe perpjekjet e bera, nuk ka arritur te zbatoje urdhrin permbarimor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›