Korrik-shtator, zgjerohet kapitali i bankave
Ne fund te shtatorit rreth 54.54 per qind te depozitave te sistemit bankar jane dhene kredi, por gjithsesi treguesi eshte ende shume i ulet se, i vendeve te tjera ta rajonit dhe Europes. Rritjen me te madhe ne tremujorin e trete persa i perket kaiptalit dhe zgjerimit te tregut e kane pesuar bankat e vogla te sistemit. Totali i kapitalit rregullator te sistemit bankar raportohet ne 58.4 miliarde leke, ne fund te shtatorit 2008. Krahasuar me tremujorin paraardhes vlera e tij eshte rritur me 6.3 miliarde leke apo 12 per qind. Te dy komponentet e kapitalit rregullator, kapitali baze dhe ai shtese jane rritur. Kapitali baze vijon te dominoje ne perberjen e kapitalit rregullator te sistemit, duke zene 95.1 per qind, edhe pse ne nivele me te ulta sesa nje periudhe me pare, nderkohe qe aftesia e sistemit per te mbuluar me kapital rregullator humbjet potenciale nga kredia, rezulton me e larte. Treguesi i raportit te mjaftueshmerise se kapitalit per sistemin ka shfaqur pergjithesisht tendence renese deri ne dhjetor 2007, ndersa gjate tremujoreve te vitit aktual ky tregues ka ardhur ne rritje dhe kete tremujor eshte rritur me 0.2 pike perqindje, duke arritur mesatarisht ne nivelin 17.5 per qind. Performanca e sistemit bankar e matur ne vlere absolute, nepermjet rezultatit neto, ka qene me pak e mire se nje periudhe me pare, nderkohe qe treguesit e tjere qe vleresojne cilesisht efektivitetin e sistemit bankar, tregojne per nje performance te krahasueshme me fundin e qershorit.