E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet masë e re për Sefgjinin, gjykata kundër

Ndërkohë, edhe ndaj të akuzuarit për këtë ngjarje, Avni Koldashit, prokuroria ka kërkuar masën e “arrest shtëpie”.Megjithatë, kërkesa është hedhur poshtë nga trupi gjykues, duke theksuar se Segjini është sjellë korrekt me drejtësinë. “Në një moment të tillë procedurial nuk mund të bëhet kërkesë për ndryshim të masës së arrestit. I pa ndehuri Arben Segjini është sjellë korrekt me drejtësinë dhe nuk ekziston mundësia e largimit të tij nga Shqipëria”, thuhet në vendimin e trupit gjykues.Remzi Hoxha u rrëmbye rreth 15 vjet më parë dhe mendohet se u torturua në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës. Që prej asaj kohe nuk dihet asgjë për të. Katër ish- punonjës të Shërbimi Informativ Shtetëror,  (SHISH) Arben Sefgjini, Avni Koldashi,  Ilir Kumbaro dhe  Budjon Meçe, akuzohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda si autorë të rrëmbimit me pasojë zhdukjen e shtetasit Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›