Aksident në Elbasan, humb jetën 60-vjeçari
Policia e Elbasanit bëri të ditur sot se shtetasi Xhevat Nuredin Bashalliu, 60-vjeç, banues në fshatin Gjocaj-Peqin, i cili po lëvizte me biçikletë, është qëlluar për vdekje nga një automjet. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocajce” Peqin. Sipas policisë, shkaktar i aksidentit është Ruzhdi Jupa, 46-vjeç, me banim në Rrogozhinë, duke drejtuar automjetin e tij, tip Pezho me targa te huaja BW 873 FD, ka aksidentuar për vdekje 60-vjeçarin. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.