E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja e makinave, tre në pranga e një në kërkim

Ky operacion u ndërmor, pas dokumentimit të disa vjedhjeve në vende dhe periudha të ndryshme.  Kështu në pranga ranë shtetasit Romeo Lulëzim Rakipi, 22 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i proceduar disa herë për një sërë vjedhjesh në Tiranë, Flamur Riza Matoshi, 22 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar disa herë për vjedhje si dhe A.I, 16 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë për “moskallëzim krimi”. Ndërkohë që u shpall në kërkim policor shtetasi I.I, 26 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Mbatja nën vëzhgim e tyre prej një muaji, mundësoi kapjen në kohë të tyre, të cilët dyshohen se për të realizuar vjedhjet, komunikonin me mesazhe dhe përmes adresave elektronike, yahoo dhe facebook. Pas realizimit të vjedhjeve të automjeteve kryesisht të markës benz, i dërgonin në qytetin e Durrësit me qëllim shitjen e tyre. Ata akuzohen për vjedhjen e 7 automjeteve për gjatë muajit dhjetori dhe fillimit të janarit.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›