E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet mbajtja ne paraburgim per personat e arrestuar per droge ne Nju Jork

Prokuroret amerikane kerkuan mbajtje ne paraburgim per shumicen e personave te arrestuar dje ne operacionin e antidroges ne Nju Jork.

Prokurorja Loreta Linc ne nje leter drejtuar gjykates dhe te publikuar sot nga Departamenti amerikan i Drejtesise thote se personat e akuzuar shumica me origjine shqiptare perbejne nje rrezik serioz per komunitetin. Arsyeja qe jep prokurorja eshte se te akuzuarit perballen me burgime te gjata kane akses ne sasi te medha parash udhetojne shpesh jashte vendit dhe kane lidhje te ngushta me persona jashte Shteteve te Bashkuara.

Sipas prokurores ata jane te gjithe anetare dhe bashkepunetore te nje organizate kriminale nderkombetare qe vazhdimisht ka kercenuar deshmitaret.  Sipas Departamentit amerikan te Drejtesise ky rrjet nderkombetar i droges drejtohej nga shqiptare me banim ne Shtetet e Bashkuara Kanada dhe Evrope.

Agjentet federale bene dje bastisje ne shtate banesa te kontrolluar nga ky rrjet trafikimi duke kapur 18 arme zjarri dhe qindra fisheke. Ata mendohet se jane pergjegjes per importimin dhe shperndarjen e dhjetera mijera kilogrameve marihuane nga Kanadaja dhe Meksika si dhe te qindra kilogrameve kokaine nga Meksika Kolumbia Venezuela dhe Peruja.

Nese shpallen fajtore tre kreret e dyshuar te rrjetit Gjavit Thaqi Arif Kurti dhe Gjevelin Berisha perballen minimumi me nje denim te detyrueshem prej 25 vitesh burg dhe nje denim maksimal me burgim te perjetshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›