E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork Te rinjte shpalosin idete e tyre teknologjike ne konkursin Kupa e Imagjinates

Imagjinoni nje bote ku teknologjia ndihmon per te zgjidhur problemet me te mprehta te shoqerise. Kjo eshte sfida e te rinjve pjesmarres ne konkursin e quajtur Kupa e Imagjinates qe zhvillohet kete vit ne Nju Jork. Konkursi organizohet nga korporata Mikrosoft.

Studenti i matematikes Dejvid Hajden eshte ligjerisht i verber. Ai mund te  shohe ekranin e kompjuterit  por nuk sheh dot tabelen ne klase per te marre shenime gjate mesimit. Por ai dhe studentet e tjere te Universitetit te Arizones kane gjetur nje zgjidhje - nje kamera portative me ekran te kthyeshem dhe e programuar e cila e lejon Dejvidin te shohe se cshkruhet ne tabelen e zeze.  Imazhet dalin ne krahun e majte te ekranit  ne tavolinen e tij  nderkohe qe ai mban shenimet ne anen e djathte. Hajden thote se jane 20 milione amerikane  me shikueshmeri te ulet por vetem 40 e tyre perfshihen ne forcen e punes.

Ne besojme se mungesa e pajisjeve te duhura pengon arsimimin e  kesaj kategorie. Nese do te kishte teknologji te pershtatshme qe i lejon ata te marrin shenime njesoj si te tjeret ne besojme se ata do te kene mundesi te shkollohen me mire dhe te kene cilesi me te mire jetese.

Konkursi teknologjik Kupa e Imagjinates eshte i lidhur me Programin  Sfidat e Mijevjecarit te OKB-se ku perfshihet  arritja universale e shkollimit crrenjosja e varferise ekstreme si dhe sigurimi i qendrueshmerise afatgjate  mjedisore.

Skuadra nga Zelanda e Re ndoqi nje tjeter piksynim te Mijevjecarit luftimin e semundjeve. Pjestaret e kesaj skuadre krijuan nje program kompjuterik qe ndihmon ne luftimin e malarjes  nje prej semundjeve me vdekjeprurese ne bote. Programi bashkon pamjet satelitore te dhenat qeveritare dhe mesazhet qe kane te bejne me shperthimin apo vazhdimin e epidemive te shkaktuara nga mushkonjat. Kjo ndihmon per te shtuar shperndarjen e rrjetave vaksinave dhe insketicideve. Pjestari i kesaj skuadre Edvard Pik thote se konkursi Kupa e Imagjinates paraqet nje mundesi te madhe.

Une kam konkurruar ne Kupen e Imagjinates para  disa vitesh por nuk arrita ne finale.  Ndaj dua qe te shfrytezoje mundesine per te perdorur disa prej njohurive te mija teknologjike te cilat mund te sjellin ndryshim ne bote.

Drejtuesi i programit Mikrosoft Steve Balmer tha se projektet e paraqitura ne Nju Jork jane faza finale e nje konkursi nderkombetar ne te cilin marin pjese 180 te rinj nga e gjithe bota.

Ky lloj konkursi na kujton se nuk ka kufije ose barriera per disa lloj ideshe e krijimesh te cilat mund te  kene nje ndikim te madh ne shoqeri.

Konkursi ofron cmime te ndryshme ne shuma monetare ose jo. Mjaft prej pjesmarresve i paraqesin projkete e tyre me shpresen se do te terheqin vemendjen e nderrmarjeve kapitaliste per gjetjen e fondeve. Kongresi i 10 vjetor  i Kupes se Imagjinates do te mbahet vitin e ardhshem ne Sidnei te Australise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›