E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet më shumë bashkëpunim SHBA-Rusi

Një panel i Kongresit amerikan ka kërkuar bashkëpunim më të madh ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pas sulmeve të 15 prillit në Maratonën e Bostonit.

Kongresisti Dana Rochrabacher ka kryesuar seancën dëgjimore, me titull: “Ekstremizmi islamik në Çeçeni: Një kërcënim për Shtetet e Bashkuara?”.

“Duhet të ketë bashkëpunim më të madh me Rusinë dhe qeveritë e Azisë Qendrore, që ta kuptojmë dhe t’i përgjigjemi si duhet kërcënimit në rritje të ekstremizmit islamik. Kjo pjesë e botës është kritike për të ardhmen e njerëzimit. Po bëhet gjithnjë e më e dominuar nga një version radikal i Islamit; do të ndryshojë rrjedhën e historisë në një mënyrë tejet negative”, ka thënë Rochrabaher.

Vëllezërit me origjinë çeçene, Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, dyshohet se kanë kryer sulmet e 15 prillit në Maratonën e Bostonit, në të cilat kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur mbi 260 të tjerë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›