E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Makolli në Çikago

Ministri i Diasporës së Kosovës, Ibrahim Makolli ka qëndruar në mesin e diasporës shqiptare në Çikago për të informuar mbi konceptin e Projektstrategjisë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018. Ai zhvilloi një takim me Komunitetin Shqiptaro – Amerikan ku u mirëprit nga kryetari i këtij komuniteti Dr. Luan Elezi, i cili nënvizoi se këto takime përafrojnë diasporën pranë atdheut.

Takimi u mbajt në Restaurantin “North Star” të veprimtarit Bashkim Kabashi ku merrni pjesë shumë veprimtarë dhe përfaqësues të asociacioneve të shoqatave në mesin e tyre edhe veprimtari më i vjetër i kauzës kombëtare në Amerikë dhe bashkëkohënik i Mithat Frashërit, Hafëz Jusuf Azemi, i cili tash e gjashtëdhjetë vjet është në shërbim të lëvizjes për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe të çështjes shqiptare të pazgjidhur në Ballkan.

Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli i bëri një vështrim rrugëtimit të jetës së diasporës dhe të mërgatës shqiptare nëpër botë dhe Amerikë,që ndër vite ishte promotor i shumë lëvizjeve kombëtare shqiptare për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe për çështjen shqiptare në trojet etnike në Ballkan.

Nuk ka vend në botë, theksoi Makolli, që nuk mund të gjeshë shqiptarë të mërguar nga rrethanat e kohës së rëndë politike dhe ekonomike nëpër të cilat katrahura pati kaluar populli shqiptar, transmeton INA.

Sipas tij, mërgata ndër vite krijoj tashmë dy shtet tona Shqipërinë dhe Kosovën.

Në këtë debat u shtruan një varg çështjes nga fushat e ndryshme të jetës me theks të veçantë për avancimin e një zhvillimi të avansuar ekonomik të shtetit të ri të Kosovës. Profesor Ilaz Kadriu theksoi nevojën e një kordinimi më të mirë me institucionet e shtetit për sendertimin e aktiviteteve tona të përbashkëta kombëtare.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, profesor Skënder Karaçica ngriti çështjen në mbështetje të Projektstrategjisë që kishte të bëjë me politikat ekonomike të investimeve kapitale në ekonominë e Kosovës.

Pjesë e këtij debati ishin Xhavit Abdiu,Gani Ahmeti,Riza Milla,Tefik Abdullahu ,Agim Bakalli dhe tët tjerë që vuan në spikamë një spektër të gjerë të çështjeve aktuale shqiptare në Ballkan./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›