Nuk duhet gëzuar para kohe për Marrëveshjen

Përfaqësuesja e lartë e BE Catherine Ashton ka vlerësuar se nuk duhet gëzuar para kohe për Marrëveshjen e arritur ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
"Nuk duhet gëzuar para kohe. Historia ende nuk ka mbaruar. Të dy shtet janë ende në udhëkryq, por dy burra të guximshëm, kanë zgjedhur rrugën e paqes” ka shkruar ajo në tekstin autorial për gazetën ruse Komersant.
Ajo ka shtuar se detyra e dy kryeministrave është të “ndihmojnë dhjetëra mijëra serbë që jetojnë në veri të Kosovës”.
"Tani Serbia dhe Kosova synojnë BE-në. Me marrëveshjen e javës së shkuar ka filluar procesi që do t;ua mundësojë realizimin e qëllimit”, ka thënë Ashton./Indeksonline/