E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet më tepër investime për ekzaminimin e tumoreve

Ekzaminimi i sëmundjeve tumorale në vendin tonë ka nevojë për më tepër investime. Këtë apel e bëri shefi I Patologjisë Mehdi Alimehmeti.

Sipas tij ky sektor ka nevojë për plotësim të stafit por edhe për shtim të teknologjisë në mënyrë që ekzaminimi të jetë sa më i saktë.
 

I pranishëm në këtë konferencë ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaroi se patologjia tumorale ka pasur gjithmonë vëmendjen e qeverisë. Ministri Vasili ndër të tjera deklaroi se është e rëndësishme që të rritet niveli professional i stafit.
 

Vitet e fundit sëmundjet tumorale janë përhapur ndjeshëm jo vetëm në vendin tonë por edhe në vende të Europës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›