Kërkohet ndëshkimi i arsimtarëve në Maqedoni

Ministria e Arsimit në Maqedoni ka paralajamëruar se mund të ndëshkohen arsimtarët të cilët kanë bojkotuar mësimin për shkak të shënimit të festës së 28 nëntorit.
Zëvendës ministri i Arsimit Safet Neziri ka thënë se po mundohen të marrin një vendim këshilldhënës. “Jemi në pozicion që ta menagjojmë që të mos jetë ndëshkuese por këshilldhënëse dhe që ato orë të kompensohen”, ka thënë ai për Indeksonline.
Inspektorati poashtu ka kërkuar nga shkollat që i kanë ndërtuar emrat t’i kthejnë ata të mëparshëm emrat e mëparshëm, raporton RTK.
Dy shkolla kanë marrë emrat “28 nëntori” dhe “Adem Jashari” në vend të emrave maqedonas që kanë pasur./Indeksonline/