E Diel, 1 Nëntor 2026

Malishevasit: Kryeministër, ishim luftëtarë, s’jemi zagarë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, jo vetëm që përdori fjalor ofendues për bashkëpartiakët e tij por ai ofendoi edhe qytetarë të Kosovës duke i quajtur hiç më pak së ‘zagarë’, siç dëgjohet në përgjimet e publikuara rreth 24 orë më parë.

KlanKosova ka pyetur qytetarë nga Malisheva se si janë ndjerë kur i kanë dëgjuar këto dekalrata. Ata shprehin keqardhje dhe tregojnë se janë ndjerë shumë të ofenduar prej këtyre fjalëve.

“Na kemi qenë luftëtarë, jo zagarë” thotë njëri prej qytetarëvë rreth 50 vjeç.

Këtë e shohin edhe si keqpërdorim të votës së tyre. “Shumicën e votave ai i ka marrë prej neve, e tash me e shajtë populloatën …” thotë i intervistuari tjetër.

E një tjetër flet për mjerimin dhe kushtet e rënda në të cilat jetojnë njerëzit të cilët kryeminsitri i ka ofenduar  “Edhe Jakupi ka luftu’ sikur ata, ata po e shesin krejt Kosovën., Na duhemi me i shitë telefonat tonë për me mbijetu e ata që e shesin Kosovën na shajnë kështu”

“Le të kqyrë pak më mirë, se nuk është ashtu” thotë një tjetër./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›