E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbatimi i IBM-së, fillon ndërtimi i pikave kufitare

Takimet e kryeministrit Hashim Thaçi me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe pajtimi siç ishte thënë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik tashmë ka filluar.

Mediet serbe raportojnë se kanë filluar punimet në vendkalimet në Jarinje dhe Merdar aty edhe ku pritet të vendosen pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këto punime po vazhdojnë në mënyrë që të zbatohet marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve, marrëveshje kjo që ishte arritur në Bruksel.

Serbët në veri të Kosovës në vazhdimësi kanë kundërshtuar këtë marrëveshje dhe u kanë bërë thirrje institucioneve në Beograd që të mos lejojnë implementimin e një marrëveshjeje te tillë./Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›