Shala: Në qeveri veç me Ramushin kryeministër

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike, nëse qeverinë do ta udhëheqë Ramush Haradinaj, thotë nënkryetari i partisë, Blerim Shala.
Nënkryetari i Parë i AAK-së, e sheh krejtësisht legjitime që partia kryesore në pushtet, PDK, ta ndërrojë “brenda natës” partnerin qeverisës, pa u mbajtur zgjedhje të reja, ka thënë ai për emisonin Jeta në Kosovë.
Sipas Shalës, një qeverisje e udhëhequr nga Haradinaj do të ishte funksionale dhe do të ofronte rezultate më të mira. “Bindja jonë politike është se organizimi i sotshëm i politikës kosovare nuk prodhon rezultat të suksesshëm”.
Sipas tij, ndërrimet në qeveri mund të ndodhin pa shkuar në zgjedhje të reja.
“Në aspektin politik është legale dhe legjitime nëse ke shumicën në Kuvend, sikurse që Qeveria mund të bjerë nëse nuk e ke shumicën në Kuvend. Kështu qe nuk flitet për legalitet dhe legjitimitetit nëse nuk e ke partner të koalicionit dikë që ka shumicën e votave”, u shpreh Shala./Indeksonline/