Ministrat e NATO-s dhe Ashton të martën diskutojnë për Kosovën

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton të martën në Bruksel do të shqyrtojnë gjendjen në Kosovë dhe përpjekjet e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor për të shpejtuar gjasat për hyrje në NATO dhe në BE.
Këtë iu deklaroi sot gazetarëve një zyrtar i lartë i Aleancës veri-atlantike, duke theksuar se reformat politike dhe të tjera që po i zbatojnë vendet e rajonit janë me shumëçka të ngjashme kur bëhet fjalë për plotësimin e kushteve për tu bëtë anëtare të NATO-s dhe të BE-së, raporton gazeta Blic e Beogradit.
Lihdur me këtë, si dhe për bashkëpunimin në Kosovë do të bisedojnë ministrat e punëve të jashtme, duke përfshirë edhe sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si dhe baroneshën Catherine Ashton, duke pasur parasysh që ajo është e përfshirë drejtpërdrejt në dialogun Beograd-Prishtinë, i cili në NATO është vlerësuar pozitivisht.
Pritet që këtij takimi ministror një kontribut të fuqishëm t’i japë sekretarja Clinton, e cila sipas fjalëve të zyrtarit të NATO-s, i cili deshi të mbetej anonim, gjithnjë ka qenë fuqishëm e angazhuar për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, gjë që e dëshmoi ede me vizitat e paradokohshme vendeve të rajonit bashke me baroneshën Ashton.
Me atë rast, si vlerësoi ky burim në selinë e NATO-s, iu dha përkrahje e fuqishme perspektivës euroatlantike të rajonit, kurse dyert e NATO-s mbesin të hapura për të gjitha vendet e atjeshme sapo të realizojnë reformat e domosdoshme./Indeksonline/