E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli pyet Interin: A e do Mascheranon?

Liverpooli është duke kërkuar përgjigjen definitive të Interit për mesfushorin argjentinas Javier Mascherano.

Sunday Mirror shkruan se Benitez ka nervozuar klubin e tij të vjetër për zërat e lëshuar rreth Mascheranos, por nga ana tjetër nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare. Sipas zytarëve të Liverpoolit, Benitez po luan lojën e tij, pasi që dëshiron ta çojë çështjen deri në fund të afatit kalimtar veror, për ta transferuar me çmim më të lirë.

"Ne e dimë se si punon Rafa dhe për gjithë fjalët se Mascherano po largohet, ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë nga ndonjë klub për të. Ne mendojmë se Rafa është duke na bërë presion me kohën, sepse mendon se ne do të pranojmë një ofertë më të ulët sa më pranë të jetë mbyllja e afatit kalimtar veror. Ai gabohet nëse e ka menduar këtë", tha një burim i The Reds për tabloidin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›