E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesut Ozil: Dua të kaloj te Reali

Mesfushori i Werder Bremenit, Mesut Ozil, ka thënë se ai dëshiron të transferohet te Real Madridi.

"Unë jam shumë i pikëlluar dhe ia kam thënë këtë edhe drejtorit Klaus Allofs. Unë shpresoj se ata do t'i pranojnë ofertat tjera sepse ëndrra e çdo lojtari është që të jetë pjesë e klubit më të madh në Evropë", theksoi Ozil për Marca.

Drejtori i Real Madridit kishte konfirmuar të premtën se një ofertë që i është bërë Werderit për Ozil është refuzuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›