E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet ngritja e një Kolegji Administrativ në Gj. e Lartë

Në takim e sotëm, morën pjesë përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Konferencës Gjyqësore, Shoqatës së Gjyqtarëve, Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe komunitetit të biznesit, të cilët kërkuan miratimin sa më të shpejtë të pr/ligjit, si një ndihmesë e madhe për biznesin.

Në diskutimet e sotme, biznesi, Dhoma e Avokatisë si dhe gjyqtarët kërkuan ngritjen e një kolegji administrativ në Gjykatën e Lartë.  Një pjesë e përfaqësuesve të biznesit kërkuan gjithashtu që pr/ligji të parashikojë ngritjen e një gjykate të shkallës së parë, në çdo qendër qarku, pra 12, dhe 3 gjykata apeli në Shkodër, Tiranë dhe Vlorë, në ndryshim nga sa parashikohet në projektligj, ku përcaktohet ngritja e 6 gjykatave të rrethit dhe një apeli në Tiranë. Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, tha se gjithçka duhet të llogaritet në varësi të buxhetit dhe ngritja e Gjykatës të mos zvarritet më.

Sa për kriteret mbi të cilat duhet të zgjidhen gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjet administrative, nuk u dol jashtë kuadrit të sistemit aktual të përzgjedhjes së gjyqtarëve, sipas ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor".

Trupa gjyqësore e çështjes, sipas grupeve të interesit, duhet të jetë sa më e vogël në mënyrë që çështja të shqyrtohet në një kohë të shkurtër dhe cilësore. Pas këtyre dëgjesave, komisioni i ligjeve pritet të nisë të martën shqyrtimin nen për nen të pr/ligjit, i cili ka për relator deputetin socialist, Armando Subashi. /Start/

                                                                                             2012-03-19 16:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›