Kërkohet një datëlindje…
HUMOR
Për diçka dhe për asgjë
- Sa të dënuan? - e pyetën njërin, sapo autoburgu hyri brenda rrethimit të burgut, në kohën e diktaturës komuniste.
- Pesëmbëdhjetë vjet, - tha tjetri. Dhe shpejtoi të shtonte: - Ndonëse nuk kam bërë asgjë.
- Mos u mërzit, se kështu thonë të gjithë, kur hyjnë këtu. Ti diçka ke bërë, se për
asgjë të dënojnë dhjetë vjet e poshtë! - i tha bashkëvuajtësi.
Kos e politikë
Kur e dënuan njërin në atë kohë, ngaqë kishte thënë: "Ky qumështi i shtetit ka ujë", në fund të pretencës, i gjori shtoi:
- Se zihet qumështi kos këtë e kam ditur, por se zihet edhe politikë, kjo s'më ka shkuar në mendje kurrë!
Debat para poetit
Tre shkrimtarë, të cilët i kishte pranuar poeti i shquar Lasgush Poradeci në shtëpi për vizitë, papritur, zënë debatin mes vedit se kur kishte lindur poeti.
“Në 1896”, ngulte këmbë njëri.
"Në 1899”, ia priste tjetri me një siguri të padiskutueshme, si të kishte qenë në krahë të mamisë e t’i kishte prerë kërthizën foshnjës.
Lasgushi i dëgjonte dhe i shihte për seri. Pas pak, debatuesit e ngritën zërin dhe kishte të ngjarë që mes tyre të niste sherri.
“Po ç'kini, o të uruar, që ziheni?! E përse u duhet datëlindja ime e saktë, sikur jam ndonjë çupë e mbetem pa martuar?!.."
Humbëm e fituam
Ditën, kur u rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendit tonë, pas atij dimri të gjatë, pyetën një lezhian se ç'mendim kishte. Ai tha:
- Humbëm filmin "Ballë për ballë", por fituam filmin “Skënderbeu”.
Në hall për të shoqen
Në një institucion në Tiranë, ballë për ballë me zyrat, ishin një lëneshë mbi pesëdhjetë vjeçe dhe shumë e shëndoshë, mbi njëqind kg., ndërsa tjetra një beqareshë, aty te njëzetegjashtat, e dobët, si “me pa hëngër mallin e kishës”. Beqaresha e kishte babain tregtar të të brendshmeve në “Tregu i shumicës”. Lënesha e thërret një ditë beqareshën dhe i thotë:
- Të keqen, motra, më gjen te babai ca të mbathura me numër të madh, se kam mbetur për ibret, nuk po gjej gjëkundi.
Beqareshës, ngaqë i erdhi keq, vajti tek i ati. Ky i gjori, sapo nxirrte një palë të mbathura, e bija i thoshte: “Baba, s'i bëjnë këto!”. Derisa nxori numrin më të madh që kishte në dyqan.
- As këto nuk i bëjnë, e di mirë unë, - u hodh e bija.
-Po mirë, moj vajzë, ti do të veshësh ndonjë rrotë zetori apo shoqen e punës?!
Ankesa për televizorin
- Aman, ku i keni gjetur këta farë artistësh, pash nderin? - po i thoshte pronari i një hoteli në Lezhë përfaqësuesit të Ministrisë së Kulturës, në një nga ditët kur bëhej një festival folklorik në qytet.
- Pse, të kanë bërë prapë ndonjë zarar?
- Jo, ore, po mbrëmë gjeta duke bërtitur nëpër korridor një nga këta
artistët tuaj: "Ç'është ky hotel kështu, kur s'i punon as televizori?" Vajta në dhomën e tij. Marr pultin dhe menjëherë u ndez televizori. Ai shtangu. "Çudi, pra, mua nuk m'u ndez! Kam një orë që marrë e jap me të." "Çfarë pret ti, mor zotni, që me pultin e kondicionerit të ndezësh televizorin?!", ia ktheva.
Gruaja e poetit
Në zyrën e një poeti, i cili drejtonte një gazetë, natyrisht në atë kohë të paktë kur ishte esëll, vjen e shoqja. Kërkon të shoqin. Për ta ngacmuar, një koleg i burrit i thotë:
- Ai këtu ishte. Sapo doli me një poeteshë. Apo nuk është ajo!..
- Aman, të shkojë me kë t’i dojë e bardha zemër, veç ku ka raki të mos shkojë më!
Mblodhi: Besnik Shkreli
19 Janar 2009