E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora mban të bllokuara disa zona malore në Shkodër

Prefektja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka thënë: “Me probleme paraqitet aksi rrugor i Vermoshit në rrethin e Malësisë së Madhe, i Iballës në rrethin e Pukës dhe Dukagjinit në rrethin e Shkodrës”.

Mësohet se vështirësitë më të mëdha janë në Vermosh. Si rezultat i erërave të forta në këtë zonë, trashësia e dëborës - vende-vende e formuar edhe me ortekë që shkojnë në mbi dy metra lartësi - ka bllokuar tërësisht qarkullimin me një pjesë të mirë të fshatrave të komunës Kelmend.

“Po ashtu e bllokuar vazhdon të mbetet prej disa ditësh edhe Qafë Thorja, një nga pikat më të larta që lidh Bogën me Thethin”, theksoi prefektja duke shtuar se “Iballa dhe Dukagjini zhbllokohen në momente të caktuara të ditës, por në orët e natës, ngricat e formuara si rezultat i uljes së ndjeshme të temperaturave, i bën të pakalueshme këto akse rrugore”.

Sipas saj, në përgjithësi, akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, me përjashtim të atyre Qafë Mali-Qafë Shllak dhe Qafë Mali-Fierzë, të cilat kalohen me vështirësi dhe me pajisjen me zinxhirë.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-28 14:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›