Kërkohet rivënia e raporteve Turqi-Izrael

Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki -Moon, u ka kërkuar aleatëve të dikurshëm, Turqisë dhe Izraelit, të riparojnë marrëdhëniet e tyre për të ndihmuar procesin në Lindjen e Mesme.
Komentet e Ban Ki-Moon u bënë pasi Turqia përjashtoi të dërguarin e Izraelit në Ankara dhe pasi pezulloi bashkëpunimin ushtarak me këtë shtet.
Reagimi i Turqisë kishte ardhur pas refuzimit të Izraelit, për t`i kërkuar falje për bastisjen e një flote anijesh në Gaza, veprim ky, si pasojë e të cilit vdiqën tetë turqë dhe një armeno-turk.