E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-i burgosuri i Guantanamos ekzekutohet

Një ish-i burgosur i Guantanamos, i cili iu bashkua talebanëve pas kthimit në vendlindjen e tij në Afganistan, është vrarë nga forcat e udhëhequra nga NATO-ja në këtë shtet.

NATO-ja njoftoi se Sabar Lal është vrarë gjatë natës nga trupat e forcës së udhëhequr nga ky mision në Afganistan, në një operacion të përbashkët me forcat afgane të sigurisë në provincën Nangarhar.

Sipas NATO-s, ish i burgosuri kishte lidhje të fuqishme me një rrjet të Al- Kaidas.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›