E Diel, 1 Nëntor 2026

Ladsous-nënsekretar i ri i operacioneve paqëruajtëse

Kombet e Bashkuara kanë emëruar shefin e ri të operacioneve paqëruajtëse të këtij misioni në tërë botën. Diplomati francez, Herve Ladsous, u emërua të premten mbrëma, në postin e nënsekretarit gjeneral për operacione paqëruajtëse.

Ai do të mbikqyrë operacionet paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Haiti, Liban, Sudan dhe në vende të tjera.

Ladsous zëvendëson në këtë mënyrë, diplomatin Alain Le Roy.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›