mimet e ushqimeve ja sa u rriten nga janari i vjetshem
Duket se paralajmerimi i bere me heret nga ekspertet nderkombetare qe kriza do te jepte efektet e saj ne shume vende te botes eshte tashme nje realitet i prekshem edhe ne vendin tone. Tregtaret e shumices ia delegojne kete rritje te cmimeve importuesve dhe keta te fundit cmimeve ne burse. Krahasuar me nje vit me pare cmimet per produkte te tilla si vaji sheqeri orizi mielli e shume te tjera jane rritur me 20 leke. Keshtu ne magazinat e shumices cmimin e miellit e gjen 90 leke per kilogram nga 70 leke qe ishte nje vit me pare. mimi i orizit ka arritur ne 160 nga 140 qe ishte me heret. Nderkohe qe sheqeri nga 100 leke per kilogram ka shkuar 140 leke per kilogram. Duke qene se ne bursa ngritje pesoi edhe gruri rrjedhoje e kesaj ka qene edhe rritja e cmimit te makaronave bukes apo sic permendet dhe me lart miellit. Rritje kane pesuar edhe disa prodhime te tjera si fasulja e cila aktualisht tregtohet me 180 leke per kilogram nga 160 leke qe ishte me heret. Vezet jane nje tjeter prodhim per te cilin vihet re rritje e cmimit. Nese nje bikerine qe permban 30 kokrra veze te cilat sipas madhesise shiten me cmime te ndryshme nga 8 leke ne 13 leke ndryshimi per nje te tille krahasuar me nje vit me pare eshte 60 leke sipas tregtareve. Te vetmet qe nuk kane pesuar rritje kane qene bulmetrat te cilet kane pasur luhatje te lehta nderkohe qe as detergjentet apo pijet nuk kane pasur ndonje rritje te theksuar. Argumentimi i cmimeve te shtrenjta nga importuesit lidhet me bursat e disa produkteve te cilat kane pesuar rritje. Ne mes te 2010-es u leshua alarmi per rritjen e cmimit te grurit i cili automatikisht coi buken nga 60 leke qe ishte ne 80 leke qe eshte aktualisht. Sipas Organizates se Ushqimit dhe Agrikultures prane Kombeve te Bashkuara rritja e cmimeve te ushqimeve ne janar preku nivele rekord. Shume prej vendeve po rrisin importet per te plotesuar nevojat e tyre te brendshme dhe per te pasur rezerva ndaj frikes se parashikimi per rritje te metejshme mund te jete i vertete. Edhe Banka Boterore ka deklaruar se cmimet jane ne rritje dhe kjo tendence pritet qe te vazhdoje edhe ne vijim. Institucionet nderkombetare sugjerojne per plane reagimi nga ana e shteteve sidomos ne vendet ne zhvillim qe te perballojne kete stuhi cmimesh. Pas naftes qe kapi nivele rekord keto kohe duket se e njejta tendence do te vazhdoje ne bursa edhe per sheqerin per kafen dhe dritherat. Per te gjitha keto Shqiperia ne nje pjese te mire mbetet importuese.
Nafta sa ndikojne tatimet e qeverise ne rritjen e cmimit te konsumatoret
mimi i naftes dje ne bursen e Londres shenoi nivelin 99 dollare per fuci. Tashme ky nivel cmimi qe prej nentorit te vitit te kaluar nuk perben lajm duke qene se ka pasur dite edhe me te zeza per importin kur nje fuci ka kapur vleren mbi 102 dollare. Ne vendin tone duke qene se nje pjese e mire e naftes importohet efekti burse eshte ndjere mjaft por cilat jane ne te vertete disa nga arsyet qe ndikojne deri ne cmimin final te karburantit qe ble klienti Perfaqesues te Shoqates se Shoqerive Hidrokarbure shpjegojne permes nje shembulli gjithe kostot qe i shtohen cmimit fillestar te naftes. Keshtu le te marrim si shembull rastin kur cmimi BRENT ne Bursen e Londres kap shifren 100 USD/fuci. Prodhimi i gatshem kalkulohet ne masen 850 USD/ton ne kushtet e levrimit CIF deri ne Portin e Durresit qe do te thote rreth 85 leke/liter. Ngarkesa fiskale e ketij produkti akcize - takse karboni - TVSH - tatim fitimi - taksa portuale deri tek konsumatori llogaritet ne rreth 70 leke/liter. Pra kosto e nje litri karburant eshte rreth 155 leke/liter duke e llogaritur ate nga bazat e prodhimit deri tek konsumatori final sqarojne perfaqesuesit e SHSHH. Sipas kesaj shoqate duhet qe te behet nje rregullim dhe standardizim i tregut vendas i cili eshte nje defekt qe jep efektet e tij negative. Nderkaq cmimet e zakonshme te naftes apo benzines keto dite neper karburante jane ne nivelet 160 leke per liter.
mimet 2011
krahasuar me
janar 2010
Vaji
Ishte 210
shte 240
Sheqeri
Ishte 100
shte 140
Oriz
Ishte 140
shte 160
Mielli
Ishte 70
shte 90
Fasule
Ishin 160
Jane 180
NERTILA MAHO