E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e makinave variantet e qeverise per lehtesimin e shitjeve

/ /

Qeveria po diskuton mundesine e heqjes se takses se shitjes per makinat. Ministria e Financave aktualisht po diskuton variantet e mundshme te ndryshimeve ne ligjin per taksat kombetare. Nje grup pune prane Financave do te hartoje edhe draftin qe synon te zgjidhe problemin e krijuar ne tregun vendas te shitjes se makinave. Nuk ka nje variant te sakte te draftit por eshte menduar qe ne qender te tij te jene dy ndryshime ajo e heqjes perfundimtare ose lehtesimit te takses kur nje automjet shitet si dhe te rishihet taksa per automjetet e vjetra. Ne te dyja ndryshimet qe qarkullojne si alternativa ministria kerkon te zgjidhe dy probleme.

E para me heqjen e takses se shitjes synohet qe ti jepet fund ngercit te krijuar ne treg ku shumica e atyre qe duan te shesin nje automjet nuk pranojne ta bejne kete permes nje kontrate por gjejne menyra te tjera sic eshte leshimi i nje akti perdorimi apo falje e rreme. Nderkohe qe rishikimi i dyte ne kahun e rritjes se takses per makinat e vjetra synon qe te ule sa me shume numrin e makinave te vjetra qe qarkullojne ne vend te cilat emetojne edhe me shume ndotje ne natyre. Grupi i punes i Ministrise se Financave duhet te perfundoje nje draft te ligjit te ndryshuar i kerkuar nga qeveria dhe nga kreu i saj pak dite me pare. 
Taksa aktualisht
Taksa e nje makine ne vend llogaritet sipas formules se percaktuar nga Ministria e Financave. Ne kete formule perfshihet cilindrata koeficienti fiks per cdo vit perdorimi si dhe taksa fikse per llojin e karburantit. Nese marrim si shembull importimin e nje automjeti me cilindrate 2500 cm3 e prodhuar ne vitin 2005 dhe qe punon me nafte perllogaritja e takses do te ishte 2500 cm3 x 6 vite qe nga prodhimi 2010-2005 x 0.5 koeficienti fiks per cdo vit perdorimi x 25 taksa fikse per llojin e karburantit taksa qe duhet te paguhet ne fund eshte 187500 leke. Nderkohe nese ne vitin 2012 e njejta makine do te shitej brenda vendit formula e perllogaritjes se takses do te ishte taksa  e mjetit te perdorur ne vitin e shitjes - taksen e importit te mjetit ne momentin e hedhjes ne qarkullim. Konkretisht ne shembullin tone kjo eshte 2500 x 7 x 0.5 x 25 - 2500 x 6 x 0.5 x 25 = 218750- 187 500 eshte e barabarte me 31 250 leke. Kjo do te jete edhe taksa qe do te paguhet ne momentin e shitjes se makines.

Berisha

Dy dite me pare gjate takimit me grupin parlamentar te PD-se kreu i qeverise ka marre si shqetesim nga deputeti Jemin Gjana situaten per tregun e shitjes se makinave ne vend. Sipas Gjanes nje pjese e mire e qytetareve ankohen per shit-blerjen e makinave per shkak te takses. Kreu i qeverise ka pranuar se eshte ne dijeni te problemit dhe ka kerkuar qe Ministria e Financave dhe Komisioni i Ekonomise te ngrene grup pune per te rishikuar ligjin dhe te behen ndryshimet e duhura.

Nertila Maho

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›