E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet zbardhja e çështjes së të pagjeturve

Takimi i paraparë i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur nuk u mbajt për shkak të vizitës së shefes së diplomacisë evropiane Katrin Ashton.Ndërkaq në një takim me gazetarë, kryetari i Komisionit për persona të zhdukur Preng Gjetaj tha se familjarët sot kanë shprehur kërkesë për tu takuar me kryediplomaten evropiane.Sipas tij kjo kërkesë nuk u realizua për shkak të agjendës së përgatitur më parë.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur Preng Gjetaj tha se udhëheqësi i shoqatës “Zëri i Prindërve” nga Mitrovica Bajram Çerkini ka kërkuar takim me zonjën Ashton për t''i përcjellur Brukselit kërkesën e tyre që të ndihmohen në këtë proces.
Gjetaj mostakimin e familjarëve me zonjën Ashton dhe shtyerjen e takimit të komisionit e arsyetoj me agjendën e përgatitur me parë të kryediplomates evropiane.
Preng Gjetaj tha se numri i të zhdukurve edhe pas 13 vjetësh është shqetësues . Sipas tij edhe 1752 persona rezultojnë të zhdukur. Ai edhe sot kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare që Serbisë t''i bëhet trysni për të treguar vendndodhjen e personave të zhdukur,duke përmendur zotimet e kryeministrit se çështja e të zhdukurve do të jetë prioritet në bisedimet me Beogradin.

Gjatë vitit të kaluar janë bërë mbi 40 gërmime vlerësuese ,ndërkaq vëtëm 13 nga ato të paraparat me planin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore. Gjetaj bëri të ditur se në pjesën veriore ende ka probleme për gërmime në disa lokacione të dyshuara për varreza masive./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›