E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, Beleri humbi “betejën e fundit”, mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzoi të martën kërkesën për liri të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Beleri akuzohet për shit-blerje votash dhe mesditën e së martës kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit, por trupi gjykues ia hodhi poshtë, duke e lënë sërish në burg.

Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij. Hetimet nisën pas sinjalizimeve të marra nga policia dhe denoncimit në Prokurorinë e Vlorës të një qytetari nga Himara.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›