Ndërron jetë në plazhin e Velipojës 20-vjeçari, pëson arrest kardiak sapo hyn në ujë

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës. Ai nuk është ndjerë mirë sapo ka hyrë në ujë.
Sipas policisë, ai është nxjerrë nga familjarët dhe roja bregdetare duke i dhënë ndihmën e parë por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa dyshohet se 20-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
“Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
/rtsh.al/